Connect with us

Horoskopi

Hëna e re, Meri Gjini bën parashikimin për fundjavën: Ndryshimet për secilën shenjë

Astrologe Meri Gjini iu bashkua mëngjesin e sotëm emisionit “7pa5” ku bëri parashikimin e Horoskopit për fundjavën

Jemi në pritje të një Hëne të re te Gaforrja. Ka të bëjë me çështje të shtëpisë, familjes, vendit. Ka të bëjë me shtëpinë e trupit dhe të shpirtit.Stimulohen nisje të reja rreth këtyre çësthjeve.

Kemi një hënë që do përforcojë ndikimin e vet, pasi sot kemi një vendosje të fortë të saturnit

Duhet të keni parasysh diskutimet që i përkasin çështjeve të pronësisë. Sot është një ditë shumë e mirë për profesionin për ata që do e vendosin prioritet.
Nga e shtuna deri të martën do jemi në ndikime shumë të forta të faktorit të së papriturës, që lidhet me emocionin, në kuptimin e bukur.

Dashi
Një hënë e re që ndihmojë shumë në çështje familjare. Deri nesër do merren me detyrime të pashmangshme profesionale. Më pas agjenda do ndryshojë.

Demi
Urani është në trekëndësh shumë të bukur me Marsin. Do kemi një hyrje të katërfishtë, është e pamundur që mos të kenë momente entuziazmi, optimizmi, pozitiviteti. Por në prani të faktorit të së papriturës. Mbetet prioritet profesioni dhe stabiliteti.

Binjakët
Para se të hartojnë lëvizje të reja, Hëna e re nxit nevojën për qartësim emocional. Vendimet emocionale mos i merrni nga informacione që kanë ardhur te ju, pa i vërtetuar dhe saktësuar ato . Asnjëlloj vendimi pa informacione të pa konfirmuara. Çështjet e punës do të duhet fokusi nisur nga dita e sotme.

Gaforrja
Kanë Hënën e re te vetja. Venusi do bëjë hyrje shumë të forta. Që domethënë, minimalja që mund të ndjejnë, janë takime të paplanifikuara që do sjellin shumë pozitivitet. Është drejtëpërdrejtë çësthje ekononime. Lidhet me xhepin e tyre.

Luani
Mërkuri te ata në këtë hyrje pozitive me jupiterin te binjakët, e bën shumë të thjeshtë marrjen e informacioneve që i gëzojnë shumë. Nga e hëna çfarë vjen në veshin e tyre do t’i gëzojë. Do gjenden në qendër të vëmendjes.

Virgjëresha
Mërkuri është planeti i tyre drejtues. Në hyrjen me jupiterin do sjelli riorganizim të çësthjeve profesionale. Nga nesër humori është shumë më i mirë. Miqtë dhe shokët janë pjesë e agjendës së fundjavës. Ky 15 ditësh do jetë shumë i thjeshtë për mënyrën si vijnë gjërat.

Peshorja
Minimumi që jep Hëna e re, në mabientet profesionale do ketë ndjesinë që kanë marrë vendimin e duhur. Ka një vetëkënaqësi që lidhet me mënyrën si i kanë zhvilluar gjërat. Humori në fundjavë do jetë në pikën më të mirë. Do dominojnë diskutimet e peshoreve beqare, ka shumë flirt.

Akrepi
Marsi është ballë për ballë tyre, Saturni te peshqit, Hëna e re te Gaforrja. Janë hyrje shumë të rëndësishme për Akrepët. Do rezultojë në ndryshim në atmosferë dhe te njerëzit që i rrethojnë. Do ndihen shumë mirë dhe të lehtësuar. Urani te ata do ndikoj shumë fort te të lindurit në 10 ditëshin e fundit te akrepat që do rezultojë në realizimin e diçkaje që e duan shumë.

Shigjetari
Një Hënë e re e cila ndihmon nëse kanë në plan të lëvizin, për të ndryshuar adresë, për të rregulluar apo arreduar shtëpinë. Ose nëse kanë në plan për të zgjeruar familjen. Kjo Hënë bën që të jetë ndjeisa sikur momenti është tani për lëvizjet e shumëpritura.

Bricjapi
Disi konfuz dhe shumë të paqartë në çështjet personale të tyre. Do kenë pikpyetje dhe vështirësi për t’i shprehur emocionet. Por sot lërini emocionet mënjanë dhe vendosni në agjendë çësthje profesionale. U jepet mundësia të përmirëohen në kushtet e punës. Të keni një vlerësim dhe një status më të mirë. Emocionet lërjani ditëve në vijim.

Ujori
Përmirësim të çështjeve ekonomike apo lehtësim është ndjesia e parë e Hënës te Gaforrja për ju. Edhe pse për të lindurit në qendër të shenjës së Gaforres do ndikojë në propozime të reja pune ose bashkëpunime te reja. Është një fundjavë e mbarë.

Peshqit
Hëna e re sjell lehtësim në çështjet e fizikut të tyre dhe shëndetit emocional. Saturni është në të kundërt. Nevoja për tu ndjerë më të sigurt, më të shëndetshëm është prezent që nga e diela. Mos e ngarkoni veten më shumë se ç’mund të mbani. Bashkimi i mërkurit me jupiterin do rezultojë me momente sociale, miqësore dhe ëndrra për ngjyrat e dashurisë për peshqit.

Advertisement