Connect with us

Kosova

Hëna ulet në Tokë/ Zgjedhjet në Veri të shpallen pa vonesa të mëtejshme, thotë Lajçak

I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, në një intervistë për mediumin serb ‘Politika’ ka thënë se pret që zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës të shpallen pa vonesa të mëtejshme.

Sipas diplomatit sllovak, rithemelimi i pushteteve lokale plotësisht përfaqësuese në veri të Kosovës është i nevojshëm për de-eskalimin e situatës në terren dhe për procesin më të gjerë të normalizimit.

Ai ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke shtuar se “Kosova pritet të ecë më në fund përpara me themelimin e Asociacionit” dhe “Serbia pritet të përmbushë paralelisht pjesët thelbësore të detyrimeve të saj sipas marrëveshjes”.

Ai ka shtuar se bisedimet do vazhdojnë dhe pret që të ketë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit në fillim të vitit 2024, me kusht që të dyja palët të tregojnë vullnetin, guximin dhe udhëheqjen e nevojshme politike për ta bërë këtë.

Advertisement