Connect with us

Bota

Hëngri 62 hot dog në 10 minuta, Joey Chestnut tregon se si u ndje më pas

Joey Chestnut nga Kalifornia fitoi kampionatin botëror duke ngrënë 62 hot-dog në vetëm 10 minuta në një garë të mbajtur tradicionalisht më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë, në Coney Island, Nju Jork.Për amerikanin 39-vjeçar, kjo është fitorja e 16-të në atë kompeticion, por ai nuk arriti të thyejë rekordin e tij të vitit 2021, kur hëngri 76 hot dog në 10 minuta.

Joe ka treguar për Mirror se si ndihet pasi ka ngrënë kaq shumë hot dog.“Njerëzit më kanë thënë se mbaj erë si hot dog. Djersa që del më pas është me të vërtetë ngjitëse dhe e yndyrshme. E dashura më tha se djersa ka erë të ndryshme. Nëse ha shumë ushqim, do të më duhet të shkoj në tualet. Trupi im e di se do të tresë një sasi të madhe ushqimi, kështu që sigurohem që ta tresë lehtë“, tha ai.

Me gjithë shqetësimet, Xhoi nuk ka ndërmend të ndalet dhe pretendon se do të garojë për vitet në vijim, nëse trupi ia lejon.“Më pëlqen konkursi dhe është ende emocionues. Edhe nëse humbas, do të ishte e vështirë të largohesha plotësisht nga i gjithë eventi,” tha ai.Gara e femrave u fitua nga Miki Sudo e cila hëngri 39.5 hot dog në 10 minuta dhe fitoi titullin për herë të nëntë.

Advertisement