Connect with us

Kosova

Heqja e barrikadave, Borrel: Diplomacia mbizotëroi

Heqja e barrikadave nga serbët në veriun e Kosovës është përshëndetur nga zyrtarë të lartë ndërkombëtarë.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell ka reaguar lidhur me këtë situatë përmes një postimi në Twitter.

Borrell thotë se diplomacia ka mbizotëruar në uljen e tensioneve në veri të Kosovës teksa ka shtuar se dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje.

Josep Borrel e ka mbyllur postimin e tij duke thënë se tani është nevoja për përparim urgjent në dialog.

“Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje. Përshëndes lidershipin e përgjegjshëm të Presidentit Vuçiç dhe Kryeministrit Kurti. Përshëndes BE, SHBA dhe NATO – KFOR punë ekipore. Faleminderit të gjithë të përfshirëve! Tani kemi nevojë për përparim urgjent në dialog”, shkruan Josep Borrell.

Advertisement