Connect with us

Aktualitet

Hera e parë në 78 vite, shqiptarët e Sanxhakut festojnë zyrtarisht Ditën e Pavarësisë

Pas 78-vitesh Sanxhaku i Novi Pazarit, një krahinë e cila ndodhet mes Malit të Zi dhe Serbisë, me një popullsi shqiptare, për herë të parë, ka festuar zyrtarisht Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo festë u realizua falë organizimit të Këshilli Kombëtar Shqiptar, me degëzim në Sanxhak, e cila ka drejtuese Amina Nurajn.

Historikisht në Sanxhak ka jetuar një numër i madh shqiptarësh, por politikat ekstremiste të shteteve fqinje kanë ndikuar në largimin e tyre, e asimilimin të një pjese të madhe që mbetën në trojet e të parëve.  Për fat të mirë, gjatë viteve të fundit, vihet re një ndërgjegjësim gjithnjë e më i madh për origjinën e tyre.

Advertisement