Bota
“Herët për të pasur shpresa”/ Mesazhi i Netanjahut: Kemi bërë përparim në negociatat për lirimin e pengjeve

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu foli për “përparim të konsiderueshëm” në negociatat për lirimin e pengjeve në një video mesazh.
Kryeminisri izraelit theksoi, megjithatë, se “është shumë herët për të pasur shpresa, por ne po punojmë pa ndërprerje tani dhe vazhdimisht. Shpresoj se do të jemi në gjendje të ecim përpara ” .
Herë pas here Netanyahu ka kërcënuar Hamasin për shkatërrimin e tij nëse vijon të sfidojë Izraelin.

