Connect with us

Bota

Heshtje dhe sytë në monitor/ Publikohen pamjet, Trump, Vance dhe Rubio e ndoqën LIVE nga Shtëpia e Bardhë sulmin në Iran

SHBA-ja hyri zyrtarisht në konfliktin Iran-Izrael, duke kryer sulme ndaj disa objekteve bërthamore iraniane.

Shtëpia e Bardhë ka publikuar disa fotografi nga “Situation Room” (Dhoma e Situatave), ku shihen presidenti amerikan, Donald Trump dhe vartësit e tij.   Trump mbante kapelen ku shkruhet “Make Amerika Great Again”.

Sipas burimeve të hapura të monitorimit, tetë avionë KC-135 Stratotanker u ngritën nga Baza Ajrore Altus në Oklahoma, në një rrugë që kalonte nëpër Bazën Ajrore Whiteman në Misuri e vetmja bazë ku janë të stacionuar bombarduesit e fshehtë B-2 Spirit.

Gjatë operacionit, bombarduesit strategjikë amerikanë B-2 goditën objektin nëntokësor në Fordow me gjashtë bomba Bunker Buster. Në të njëjtën kohë, rreth 30 raketa Tomahawk u lëshuan në objektiva të tjerë bërthamorë, duke përfshirë objektet Natanz dhe Isfahan.

 

 

 

Pas sulmit të fuqishëm të natës nga Shtetet e Bashkuara ndaj objekteve bërthamore iraniane, Donald Trump bëri një deklaratë emergjente nga Shtëpia e Bardhë.

Fjalimi i tij nuk është diplomaci, por një ultimatum i ashpër:

“Tani jeni të detyruar të bëni paqe. Përndryshe, sulmet do të jenë edhe më të fuqishme”. Sipas Trump, arsenali amerikan ka ende “shumë mjete të tjera” për sulme të mëtejshme.

Forca ajrore amerikane përdori bomba GBU-57 – “vrasës bunkerësh” prej 13.5 tonësh, me 2.5 tonë eksplozivë. Të hedhura nga “përbindëshi” i qiellit avioni B-2.

Advertisement