Connect with us

Aktualitet

Hetimet për Gërdecin, Shkëlzen Berisha thirret për t’u marrë në pyetje nga SPAK

Shkëlzen Berisha paraqitet në SPAK. Ai është futur para pak minutash në Prokurorinë re Posaçme. Burime për NTV.AL bëjnë më dije se ai është thirrur për tu marrë në pyetje nga prokurori i çështjes së Gërdecit, Klodian Braho.

Kujtojmë se 1 muaj më parë ishte ishte Aldo Bumçi, ish ministër Drejtësie në qeverisjen e Sali Berishës gjatë kohës që shpërtheu Gërdeci i cili kur u mor në pyetje NGA SPAK ka dhënë sqarime mbi hetimet për tragjedinë, mes të cilave edhe për shkresën zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, në cep të së cilës shkruhej “për Shkëlzen Berishën”. Pas 15 vjetësh, Bumçi është kujtuar të tregojë se nuk e ka shkruar ai shkresën, por që kemi të bëjmë me një falsifikim

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një “fabrikë” për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve.

Advertisement