Aktualitet
Hetimet për vrasjen e gazetarit…/ Si ra Europol në gjurmët e aplikacionit Matrix
Ishte rastësia ajo që çoi në zbulimin e aplikacionit “Matrix” dhe që i lejoi autoriteteve holandeze të kenë akses në 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë të ndryshme, të komunikimit mes anëtarëve të botës së krimit.
MATRIX u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez,
Peter R de Vries në vitin 2021. Aty nisi edhe një hetim në shkallë të gjerë për shërbimin e mesazheve.
Shumë shpejt u bë e qartë se infrastruktura e kësaj platforme ishte teknikisht më komplekse se platformat e mëparshme si Sky Ecc dhe EncroChat.
Rrjeti kishte rreth 8,000 përdorues që paguanin midis 1300 dhe 1600 € për një abonim gjashtë mujor.