Connect with us

Politike

Hetimet shokuese të SPAK/ Makina e përdorur nga vëllai i kryeministrit në rrjetin e kokainës

Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama ka shkuar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se Rama ka dal nga ambientet e SPAK disa minuta më parë. Ndaj tij ekziston një padi, për përfshirje në grupin kriminal të kokainës në Xibrakë. Ndërkohë që vetë Rama për gazetarët tha se ka udhëtuar me makinë e një personi, sepse në atë moment mund ta merrte.

“E keni lexuar deklaratën time, e keni lexuar. E dini shumë mirë. Sigurisht kam udhëtuar me automjetin e një personi që e kam marrë, sepse në atë moment atë mund të merrja”, tha ai.

Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi ka njoftuar se SPAK i ka kthyer një përgjigje në lidhje me denoncimin e bërë nga vetë ai për dosjen “Xibraka”. Bardhi shkruan se SPAK ka konfirmuar se ka rinisur hetimet për akuzat e përfshirjes së vëllait të kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama në laboratorin e drogës. Disa javë më parë, Bardhi solli në vëmendje laboratorin e drogës që u zbulua në 2015 në Xibrakë, ku i bëri thirrje SPAK të rihapë hetimet, pasi ishte i përfshirë edhe Olsi Rama. Kreu i Grupit të PD në deklaratat e tij për çështjen, tha se automjeti me targa AA653DM, është përdorur disa herë, bashkë dhe veçmas nga Olsi Rama, vëllai i kryeministrit dhe anëtarët kryesorë të grupit kriminal të Xibrakës, Genci Xhixha, Ermal Hoxha dhe Gentjan Gjonaj.

Advertisement