Connect with us

Politike

Hetimi i SPAK për Veliajn/ Rama: I cënohet jeta, e neveritshme

Kryeministri Edi Rama ka komentuar hetimet e Prokurorisë së Posaçme ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. I pyetur gjatë konferencës me gazetarët për fundvit nëse Erion Velijat i cenohet jeta politike në PS nga hetimet, Rama u shpreh se nuk bën komente për çështje që i takojnë institucioneve të drejtësisë. Sipas kreut të qeverisë Veliajt po i bëhet gjyq publik dhe shtoi se kërkimi i gijotinës për të, është skandaloz.

Edi Rama: Përkohësisht di që Erion Veluajt i cenohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik i bërë jo nga institucioni përkatës, por nga të gjithë ata që janë angazhuar në atë gjyq. I cenohet dinjiteti nga prokurorë dhe gjykatës të ulët nëpër klube mediatike, apo të fshehur pas ekraneve të portaleve. Këtë e di me siguri. Ndërsa sa i përket pjesës tjetër nuk bën përjashtim askush nga ajo që kam thënë në fillim, nuk bëj komente për çështje që i takojnë institucioneve të drejtësisë. Deri sot është qëndrimi im, mund të komentoj vendime të formës së prerë për një shpifës, që për mua ka qenë një nga vendimet më të drejta. Linçimi publik i kryetarit të bashkisë është i neveritshëm, kërkimi i gijotinës për të është skandaloz. Këto janë komentet.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur një hetim ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Dy ditë më parë kryebashkiaku u thërrit në SPAK ku dëshmoi për 5 orë. Veliaj tha se ishte thirrur për të “bashkëpunuar” me SPAK, pasi kishte mbërritur një denoncim një qytetar anonim. Sipas kryebashkiakut të Tiranës, ai quhet Nesti Angoni, ndërsa shton se ky qytetar nuk ekziston. Kryebashkiaku i Tiranës e konsideroi denoncimin anonim ndaj tij si një kurth, teksa bëri me dije se do të jetë bashkëpunues me drejtësinë.  Ndërsa SPAK-u dje bëri të ditur se Veliaj dhe familjarë të tij, po hetohen jo vetëm për “korrupsion pasiv”, por edhe me vepra të tjera penale si “korrupsion aktiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurish”.

Advertisement