Connect with us

Aktualitet

Hetimi për Ahmetajn, kreu i SPAK: Janë gjetur prova në vilat e kontrolluara

Kryetari i SPAK, Altin Dumani, ka thënë sot se gjatë kontrollit të vilave të bashkëjetueses dhe ish gruas së Arben Ahmetajt janë gjetur prova.

“Nuk i marrim leje kurrkujt e thërrasim këdo të jetë për ta marrë në pyetje, Arben Ahmetajn apo kushdo që të jetë. Kontrollet janë në dinamikën e hetimit ku grupi vlerësoi se në këto ambiente mund të gjendeshin prova. Kemi gjetur prova. Sekuestro është preventive, masë sigurie me qëllim me qëllim që mos tjetërsohet pronësia. Në verifikim është çdo gjë. Kemi nisur letërporosi në shumë shtete jo vetëm në një shtet, kërkon kohë, ka që janë përgjigjur ka që janë në proces, hetimi përfshin çdo gjë (përfshirë edhe mundësinë e fshehjes së pasurisë jashtë). Patjetër që do e thërrasim Ahmetajn, nëse do e shikojmë të nevojshme”, tha Dumani në një takim informal me gazetarët.

‘McGonigal’, Dumani: SPAK nuk ka hetim për këtë çështje

1674854243_dbg.jpgKreu i SPAK Altin Dumani thotë se prokuroria nuk njofton se kur kryen hetime. Ky është komenti i Dumanit në lidhje me pyetjen nëse po heton për çështje McGonigal, ish-zyrtarin e lartë të FBI-së tashmë në akuzë, në dosjen e të cilit përmendet edhe emri i kryeministrit Edi Rama.

‘Nuk do merrni ju dhe askush përgjigje, prokuroria nuk jep njoftimi kur heton njerëz. Nuk ka procedim zyrtar asnjëherë. E quajmë të tejkaluar këtë temë. Është çështje e prokurorit dhe mund të vendos të mos e ndajë me askënd.’- tha Dumani.

Advertisement