Bota
Hezbollah po riarmatoset, Izraeli paralajmëron veprim të njëanshëm
Hezbollah po furnizohet sërish me raketa, predha artilerie dhe raketa kundërtanke, duke sfiduar marrëveshjen e armëpushimit me Izraelin dhe duke rritur rrezikun e një konflikti të ri, sipas burimeve të inteligjencës izraelite dhe arabe.
Kështu ka raportuar e përditshmja amerikane Wall Street Journal.
Raportet tregojnë se armët po hyjnë në Liban përmes Sirisë dhe disa porteve detare, ndërkohë që grupi shiit i mbështetur nga Irani ka intensifikuar edhe prodhimin vendas të armatimeve.
Izraeli, i cili ka kryer mbi 1,000 sulme ajrore që nga nënshkrimi i armëpushimit, po shfaq gjithnjë e më shumë frustrim për dështimin e qeverisë libaneze në frenimin e Hezbollah-ut. Zyrtarë të lartë në Tel Aviv kanë paralajmëruar se nëse Bejruti nuk ndërmerr masa për çarmatosjen e grupit, Izraeli “nuk do të hezitojë të veprojë i vetëm”.