Kronike
Hidhet nga kati i 5-të i pallatit, ndërron jetë në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 3, në Pogradec. Një 85 vjeçar është hedhur nga kati i pestë. Pas ngjarjes, i moshuari është transportuar për në spital në gjendje të rëndë, ku edhe ka ndërruar jetë. Kjo nuk është hera e parë që 85-vjeçari ka ndërmarrë një hap të tillë, pasi dhe herë të tjera ka tentuar disa herë të vetëvritet, por sot, ka hapur dritaren e dhomës dhe është hedhur duke i dhënë fund jetës.
I ndjeri mësohet se vuante nga skleroza, teksa kur ka kryer vetëvrasjen, ka qenë vetëm pasi nusja e djalit të tij ka qenë në pazar.