Sport
Hidhet shorti/ Ky është kulmi i ‘Carabao Cup’
Nga ‘Old Trafford’, skena në të cilën u luajt ndeshja e 32-të e fundit, e cila përfundoi me fitore (4-2) të Mançesterit ndaj Aston Villas, është hedhur shorti i raundit të katërt, 1/16-ave të ‘Carabao Cup’.
Do të ketë një edicion të ri të ‘rivalitetit modern’ në futbollin anglez. Manchester City do të presë Liverpoolin, skuadër e vetme që ka arritur të mposhtë dy herë skuadrën e Guardiolës këtë sezon. Shorti ka nxjerrë edhe një Newcastle – Bournemouth, që do të jetë përballja e dytë dhe e fundit mes dy skuadrave nga Premier League.
Pjesa tjetër e çifteve ka vënë përballë njeri-tjetrit ekipe nga divizione të ndryshme. Për të veçuar Gillingham, ekipi i kategorisë së katërt që do të përballet me Wolves. Divizioni i tretë MK Dons dhe Lincoln do të përballen me klubet më të mira Leicester dhe Southampton. Ndeshjet do të luhen në datat 20 dhe 22 dhjetor.