Kosova
Hija e Zotit mbi tokë? Patriarku Porfirije lutet për paqe me shqiptarët
Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Porfirije, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, vizitoi edhe fshatin Hoçë e Madhe në komunën e Rahovecit, ku ftoi besimtarët ortodoksë të luten për paqe mes shqiptarëve dhe serbëve në prag të Krishtlindjeve Ortodokse që festohen më 7 janar.
Ai u shpreh se “Paqja është një kategori shpirtërore. Ne nuk mund të kemi paqe rreth nesh nëse ka trazira. Nëse ka intolerancë, urrejtje, agresion mes nesh, brenda nesh dhe me të tjerët, atëherë nuk ka paqe të brendshme, nuk ka gëzim, nuk ka qetësi” – theksoi patriarku serb.
Kujtojmë se në të kaluarën, pjesëmarrja e patriarkut Porfirije në ceremonitë fetare në Kosovë, është shoqëruar me fjalor të papranueshëm, duke nxitur përçarje. Nga ana tjetër Kisha Ortodokse Serbe është fokusuar prej kohësh në promovimin dhe zbatimin e ideologjisë nacionaliste e irredentiste të “Serbisë së Madhe” në aktivitetet publike.
Patriarku Porfirije e ka vizituar disa herë në Kosovën. Hera e fundit ishte në janar të vitit 2023, pikërisht në kohën kur tensionet midis Kosovës dhe Serisë ishin në nivele shpërthyese, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Tani, një vit më pas, ai vjen për tju lutur zotit për paqe, apo pas dafinave fshihen grupe të armatosura paramilitare serbe, të frymëzuar nga Bota Serbe e propaganduar edhe nga Porfirije?