Connect with us

Kosova

Hill: Fokusi mbetet në krijimin e një Ballkani Perëndimor paqësor dhe të begatë

Ambasadori i SHBA-së në Serbi Christopher Hill tha se fokusi i të gjithë atyre që kujdesen për Serbinë dhe të ardhmen e saj duhet të mbetet në krijimin e një të ardhmeje paqësore dhe të begatë për të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke rritur bashkëpunimin rajonal me integrimin në BE si qëllimin përfundimtar, dhe theksoi se Serbia ka një rol konstruktiv në gjithë këtë proces.

“Serbia ka një rol konstruktiv për të luajtur në proces dhe ne mirëpresim shumë shembuj angazhimi për këtë nga liderët institucionalë” – theksoi Hill

Reagimi I ambasadorit amerikan erdhi menjehere pasi Ambasada e SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë deklaroi se konkluzionet e miratuara në Parlamentin Gjithëserb paraqesin një sulm ndaj Marrëveshjes së Dejtonit dhe institucioneve shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës.

Në Deklaratë thuhet se parlamenti nuk e mbështet Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, e cila u votua në Kombet e Bashkuara në fund të majit, se Parlamenti e konsideron emërimin e një përfaqësuesi të lartë në BeH si “të papërshtatshëm” dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe se populli serb, Serbia dhe Republika Srpska duhet të ruajnë miqësitë historike me “miq të dëshmuar”, por edhe të ndërtojnë aleanca të reja.

Advertisement