Connect with us

Kosova

Hill: Shpresoj që në Kosovë të mbizotërojë logjika e arritjes së normalizimit dhe zgjidhjes së problemeve të njerëzve

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, tha për N1 se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është i domosdoshëm dhe se shpreson se në Kosovë do të mbizotërojë logjika e arritjes së normalizimit dhe zgjidhjes së problemeve të njerëzve, duke shtuar se ai dhe qeveria amerikane do të pëlqen të shoh formimin e asociacionit.

I pyetur nëse sheh ndonjë ndryshim në çështjen e Kosovës, duke qenë se ka qene ne Rajon që në vitin 1999 dhe është sërish sot, ai u përgjigj se kur u kthye në Serbi pas më shumë se 20 vitesh, ishte i befasuar që çështja mbetej aktuale.

“Qëndrimi im personal është se ne kemi nevojë për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Se kufiri nuk duhet të jetë një kufi që ndan dy vendet, por një kufi që lehtëson komunikimin” – theksoi Hill duke shtuar se shpreson qe procesi i udhëhequr nga ambasadori Miroslav Lajçak do të vazhdojë.

“Autoritetet serbe kanë pasur një qasje shumë konstruktive në kuadër të dialogut dhe unë do të doja që kjo të vazhdojë”, theksoi Hil.

I pyetur se cili është dallimi në mes të “kohës së Millosheviqit dhe kohës së Vuçiqit”, ai tha se nuk ka pasur negociata me Sllobodan Millosheviqin, sepse ai ka refuzuar të diskutojë çështjen, e cila, siç u shpreh ai, “ishte problem i madh”. Sipas tij, sot ka përpjekje për të gjetur një lloj kompromisi, por që ende nuk është arritur.

“Sigurisht që është një çështje problematike, sepse SHBA-të kanë një qëndrim të ndryshëm nga Serbia, sepse ata e njohin Kosovën. Por ne po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje, dhe thelbi i kësaj është normalizimi dhe shpresoj se do të jemi në gjendje ta arrijmë|” – potencoi ambasadori Hill.

Advertisement