Connect with us

Politike

Hipokrizia e Edi Rames/ Porosia: Te mbahet SPAK larg nga oborri i pushtetit

Qeveria shqiptare duket se po hyn në një përplasje të hapur me sistemin e drejtësisë , ndërsa shumica socialiste ka vendosur të rrëzojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku. Ky vendim, i cili pritet të formalizohet në seancën e ardhshme parlamentare, po shihet nga opozita si një goditje e rëndë ndaj reformës në drejtësi dhe një pengesë direkte në rrugën e integrimit evropian të vendit.

Sipas Drejtorit të Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, që ishte i ftuar në një intervistë, ky akt shënon “formalizimin e përplasjes” së qeverisë Rama jo vetëm me drejtësinë, por edhe me vetë projektin e anëtarësimit në BE. Ai argumenton se mazhoranca po zbaton një standard të dyfishtë, ku reforma në drejtësi është e pranueshme vetëm kur godet kundërshtarët politikë, por bëhet e paprekshme kur i afrohet “oborrit të ngushtë” të pushtetit.

“Po shohim shpalljen pa hipokrizi të asaj që Edi Rama dhe të vetët e kanë pasur gjithmonë në mendje. Kur drejtësia prek rrethin e tyre, atëherë bie maska dhe shfaqet fytyra e vërtetë,” u shpreh Lela gjatë intervistës.

Shqetësimi për këtë situatë është ndjerë edhe në arenën ndërkombëtare. Lela theksoi se kundërvënia e qeverisë është bërë e dukshme gjatë vizitave të fundit të zyrtarëve të lartë gjermanë. Rasti “Balluku” është cilësuar si një “stres test” vendimtar për reformën në drejtësi dhe sundimin e ligjit në Shqipëri. Me votën kundër kërkesës së SPAK, shumica socialiste po dështon në këtë provë kyçe, duke vënë në pikëpyetje seriozitetin e angazhimeve të saj evropiane.

Edvin Parruca: Janë disa çështje që do të doja të trajtonim, shkurtimisht. Në fakt, lidhen të gjitha direkt apo indirekte edhe me fatin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Po e nisim nga seanca e parlamentit ditën e nesërme, ku tashmë grupi i shumicës e ka bërë të qartë që do ta rrëzojë kërkesën e SPAK-ut që kërkon imunitetin e Belinda Ballukut. Opozita ka qëndrimin e saj, shumë të fortë në lidhje me këtë çështje dhe ka thirrur një protestë të qytetarëve jashtë parlamentit për ditën e nesërme. Çfarë do të thotë e gjitha kjo që po ndodh dhe si parashikoni ngjarjet nesër?

Alfred Lela: Po, së pari, shumica, Partia Socialiste, qeveria Rama, bën formalizimin e përplasjes ose apo e kundravënies me reformën në drejtësi, por edhe me projektin më të madh, projektin mbarëkombëtar të integrimit. Dhe kjo kundërvënie është dukur posaçërisht, në vizitat e dy javëve të fundit të disa eksponentëve gjermanë, kryesisht të Bundestagut, përfaqësues të partisë që qeveris në Gjermani, partisë së Merz, që është si motër e Partisë Demokratike në grupimin e partive popullore evropiane që janë Kristian Kristian Demokratët. Nesër, për ta ripërmbledhur, është zyrtarizim, formalizim i kësaj formule të re, që në të gjitha format dhe mënyrat, nuk është gjë tjetër veçse shpallja pa hipokrizi e asaj që Edi Rama me të vetët gjithmonë e kanë patur në mendje, gjithmonë e kanë patur në projeksion, që reforma në drejtësi dhe drejtësia vetë ishte e mirë dhe në anën e drejtë të historisë vetëm kur sulmonte kundërshtarin politik apo kundërshtarët politikë dhe kur nuk prekte në oborrin e ngushtë personal të Ramës. Kur kjo ka ndodhur, ne tani po e shohim se si është sjellja dhe se si bie maska dhe cila është fytyra e vërtetë e shumicës socialiste në raport me, jo vetëm me reformën në drejtësi ose me drejtësinë, por edhe me integrimin dhe me projeksionin e madh kombëtar të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Edvin Parruca: Ndërkohë që nuk ka një deklaratë të drejtpërdrejtë zyrtare, le të themi, nga Komisioni Europian për këtë, po ju e përmendët që reagimet nuk kanë munguar në fakt edhe, shprehjet dhe prononcimet e ndryshme nuk kanë munguar nga eksponentë të Bashkimit Evropian. Duket se askujt nuk i pëlqen kjo gjë. Sa ndikon? Ka një ndikim të drejtpërdrejtë, në këtë kohë? Kujtoj që qysh në kohën që para se të gjykohej dhe të burgosej, ministri Tahiri atëherë, ai deklaronte nëpër studiot që unë po bëhem kurban për integrimin europian të vendit, po duket se kurbanë të tjerë nuk do ketë më.

Alfred Lela: Ja pra kjo dëshmon. Tahiri është viktima e parë. Jo viktimë në kuptimin e një koke që ra në gijotinën e Edi Ramës në mënyrë të padrejtë, por është viktima e parë e kësaj gjuhës së dyfishtë, standardeve, të shumëfishta të Ramës në raport me drejtësinë, po edhe në raport me integrimin. Pra aty ka filluar me Tahirin dënimin e tij dhe ju e mbani mend, pra jo vetëm deklaratën, se po sakrifikohet për reformën në drejtësi, po edhe mënyra se si Edi Rama e mbrojti dhe nuk e mbrojti, pra se si u soll me të dhe pastaj me radhë me të gjithë të tjerët, me ministra si Koka, me deputetë si Alqi Bllako, me miq të tij, kryebashkiakë si Vangjush Dako, me zëvendësin e tij, dikur njerëzve më të besuar, Arben Ahmetaj, dhe se si kjo gjuhë, dhe aksioni dhe veprimet e Edi Ramës në raport me të vetët dhe me reformën dhe me drejtësinë, ndryshuan kur erdhi puna Balluku, afera Balluku. Dhe është kjo linjë logjike që na bën të mendojmë që ka diçka në raportin Rama-Balluku që është special, është jashtëkurikular, është i jashtëzakonshëm, sepse ai po sillet ndryshe.

Sepse ju e mbani mend dhe publiku e mban mend se çfarë deklaronte Bledi Çuçi, asokohe kryetar i grupit parlamentar, dhe bëhej fjalë për mandatin e zotit Berisha. Jemi gati të dorëzojmë çdo kërkesë për heqje mandati nga prokuroria. Po jo çdo kërkesë, ose më saktë çdo kërkesë, po hiq këtë të rastit Balluku.

Tani për t’u kthyer tek pyetja se për evropianët, Komisionin evropian. E thanë qartë, në mos gaboj para dy javësh, që sprova për reformën në drejtësi, do të jetë rasti Balluku. Dhe kjo sprovë nuk është kaluar. Nesër vuloset, formalizohet moskalimi, i kësaj prove. Kështu që ky është qëndrimi i evropianëve dhe delegacioneve gjermane…

Advertisement