Connect with us

Aktualitet

Hiqej si estetiste/ Si tutorja shqiptare krijonte miqësi me të miturat dhe më pas i shfrytëzonte seksualisht

Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi i një shqiptareje dhe dy grekëve të cilët akuzohen për përdhunim dhe trafikim të qënieve njerëzore.

Sipas “Protothema“, Lorela Kapaj, 31-vjeçarja shqiptare e arrestuar, në fillim të vitit 2022 kishte krijuar një marrëdhënie miqësore me një 15-vjeçare dhe e ndihmonte të gjente “klientë” për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës..

31-vjeçarja e cila është nënë e një fëmije të mitur, u arrestua dje në shtëpinë e saj në Colonos ku disa nga fqinjët e saj kishin vënë re kontaktet e saj të çuditshme që kishte me nxënëset vendase.

Sipas një banori të zonës, që në verë në banesën e saj hynin e dilnin vajza të mitura të cilat askush nuk i kishte parë më parë në pallat. Lorela ishte prezantuar në lagje si estetiste dhe i linte takimet në shtëpinë e saj.  Një nga fqinjet e saj tregon se bashkë me Lorelën jetonte partneri i saj i arrestuar para 3 0se 4 vites për drogë.

Ashtu si shqiptarja edhe shoku i saj, 34-vjeçari i arrestuar, i cili vajzës 15-vjeçare që shfrytëzonte Lorela i gjente klientë të pasur. Një ndër ta ishte dhe 45-vjeçari i arrestuar, që kishte kryer disa herë marrëdhënie me 15-vjeçaren dhe një 17-vjeçare në muajt Korrik-Gusht 2023 në banesën e tij, duke i paguar 100 Euro secilën për çdo takim.

Advertisement