Connect with us

Aktualitet

HIQEN SANKSIONET/ Xhavit Haliti gjen fajtorin dhe cakton datën

Zëvendëskryesuesi i Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti për futjen e vendit nën masat e BE-së të cilat vazhdojnë të jenë në fuqi që nga qershori i vitit të  kaluar.

Haliti tha se këto masa nuk do të hiqen deri pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit dhe shtoi se nuk pret ndryshim të qasjes së BE-së me emërimet e reja në krye të institucioneve ne Bruksel.

“Për fajet e Qeverisë se Kosovës konkretisht, Albin Kurtit Kosova është nën sanksione. Vendi ka humbur  shumë projekte që kanë mbete pa u ekzekutuar në komuna të ndryshme për të cilat ka dhënë donacione BE-ja…prandaj nuk presim ndryshim të qasjes  ndaj Kosovës por pres nga të emëruarit e ri në BE një përforcim të angazhimit krahasuar me kryediplomatin per sigurine, Joseph Borrell… Nuk pres heqje të masave sanksionuese. Ka qasje pozitive nga shtete e veçanta por nuk besoj se ato do te hiqen, te pakten deri ne shkurt 2025. Pas zgjedhjeve do shihen formacionet politike dhe mënyra si do t’i qasemi marrëveshjes së Brukselit dhe pastaj mund të filloj procesi i heqjes së masave” – theksoi Haliti

Advertisement