Connect with us

Rajon

Hiqni karotat, nxirrni shkopinjtë/ ‘E turpshme, Serbia po blen kohë’ 

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, i cili është edhe raportues për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian, ka thënë se duhet të marrë fund zbutja e presidentit të Serbisë në procesin e dialogut me Kosovën. Sipas tij, refuzimi i Vuçiç për të nënshkruar marrëveshjen është e turpshme

“Karotat kanë dështuar. Nxirrni shkopinjtë”, ka shkruar ai në Twitter.

Kryeministri Kurti pas takimit trilateral të së hënës ka deklaruar se ai ishte i gatshëm të nënshkruante propozimin e BE-së, por se gatishmëri s’pati nga pala tjetër.

Ndërkaq, BE e ka prezantuar si arritje të marrëveshjes meqë të dyja palët i kanë thënë po këtij propozimi dhe se janë pajtuar që më të mos diskutohet mbi të, por për zbatimin e tij.

Advertisement