Connect with us

Kosova

‘Histori suksesi’/ Haradinaj viziton nga afër kompaninë “Vipa Chips”

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj këtë të martë ka vizituar nga afër kompaninë e madhe të “Vipa Chips” nën pronësinë e Bedri Kasumit, ku nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj e ka cilësuar një shembull suksesi të ndërmarrësisë në vend.
Më tej, në postimin e tij, Haradinaj premtoi se me ardhjen në pushtet të Aleancës, do të krijojë të gjithë parametrat e nevojshme ekonomike për të mbrojtur prodhimin vendor.
Postimi i plotë:
Vipa Chips padyshim është një shembull suksesi i ndërmarrësisë në vend. Kompania nga Pestova e Vushtrrisë, është ndër të vetmet kompani që e bën kultivimin e farës se patates, mbjelljen dhe grumbullimin, deri te arritja e produktit final.
Me teknologjinë dhe kushtet më të avancuara të prodhimit, kjo kompani ka arritur të fitojë besimin e konsumatorëve në shumë produkte që prodhon. Nga pronari Bedri Kasumi u njoftova se 40% të prodhimit, Vipa Chips i eksporton në rajon dhe në shtetet e BE-së.
Suksesi i kësaj kompanie është dëshmia më e mirë se produktet vendore janë cilësore dhe se kanë kapacitet të jenë ndër më të mirët në treg. Si Aleancë do t’i shfrytëzojmë të gjitha parametrat e nevojshëm që të krijojmë politika të favorshme ekonomike që mbrojnë prodhimin vendor. Kjo na bën të zotët e vetes dhe e forcon pavarësinë e vendit, duke e larguar përfundimisht varësinë ekonomike.
Advertisement