Connect with us

Kosova

Histori tragjike/ Bytyçi sjell në vëmendje planin e dështuar

Profesor Enver Bytyçi në një shkrim të tij në rrjetin social Facebook, ka bërë analizën e disa ngjarjeve ndër vite, të cilat sipas tij, kanë patur për qëllim ti shkaktonin dëme Kosovës.

Së pari, ai përmendi tentativat e shtetit serb për të destabilizuar situatën në Kosovës, teksa tha se atë e ka pushtuar prej shekujsh urrejtja kundër shqiptarëve.

Gjithashtu, profesori nuk ka harrua të cek edhe planin për ndarjen dhe shkembimin e territoreve, të cilin e mbeshtetit ish-presidenti Hashim Thaçi në të kaluarën.

Sipas Bytyçit, ky plan kishte qëllim krijimin e “Serbisë së Madhe”, por që fatmirësisht dështoi dhe nuk u realizua.

Ndër të tjera, profesori ka shkruar edhe për “Ballkanin e Hapur”, njëjtë i dështuar si projektet e tjera

“Kemi thënë prej vitesh se është gabim që Shqipëria dhe liderët e saj politikë të bëhen bashkë me Serbinë kundër Kosovës! Kanë kaluar dhjetë vite që e përsërisim vazhdimisht këtë sentencë dhe koha provoi se kishim të drejtë. Ajo po na dëshmon çdo ditë e më shumë se me Serbinë nuk ka paqe, sepse atë e ka pushtuar prej shekujsh urrejtja kundër shqiptarëve” – Ka shkruar Bytyçi, duke shtuar se

“Pavarësisht këtyre kauzave, tashmë të fituara, për të cilat koha na dha të drejtë, më vjen shumë keq që iniciativat e lartpërmendura e dëmtuan rëndë pozitën e shqiptarëve e sidomos të Kosovës në raport me Serbinë. Energjia e harxhuar edhe nga liderët tanë politikë në këto drejtime dha rezultate negative për ne. Kjo është një histori tragjike, e cila do të shënohet si njollë turpi në politikën më shumë se njëshekullore të shqiptarëve!” – shkroi ndër të tjera profesor Bytyçi.

Advertisement