Connect with us

Kronike

Historiani serb tregon për endrrën e keqe me Vuçiçin

Historiani serb Milan Protiç beson se është “e pamundur të kundërshtosh regjimin e Vucic” dhe se 30 për qind e votave të fituara nga opozita në zgjedhje është “maksimumi që mund të arrihet në këto kushte”.

“Ju nuk po goditni një kundërshtar politik, por po goditni një mur dhe ai mur është i pakapërcyeshëm për momentin” – tha ai në një intervistë për N1 Serbia.

Protiç theksoi se “Këto nuk ishin zgjedhje të partive të ndryshme politike, por ishin zgjedhje mes partive politike opozitare dhe një regjimi, rendi dhe sistemi të mishëruar te një njeri dhe një parti politike”. Sipas tij, “kundër një regjimi të tillë, serbët duhet dalin në rrugë”.

“Ne dolëm shumë më shumë në rrugë kundër regjimit të Milloshevicit dhe në fund e arritëm fitoren në rrugë. Por sot, ne besojmë në demokraci gjithnjë e më pak,” – theksoi Protiç.

Si edhetha ai, “në këto zgjedhje dukej sikur po votonin robotë pa ndërgjegje, vetëm të komanduar të përfundonin  atë për të cilën ishin porositur”

I pyetur nëse Ivica Daçiç do të hyjë në histori, Protië u shpreh se Daçiç është si “ngjala politike, i cili do ta gjejë mënyrën për të mbijetuar.

“Përkundër gjithçkaje problem mbetet shpëlarja e trurit në Serbi, por fal  zotit 1/3 e njerëzve mendojnë me trurin e tyre, kjo do të thotë se ne jemi ende gjallë dhe se kemi ende shpresë” – potencoi Protiç.

 

Advertisement