Sport
Historike/ Olympiacos mund 1-0 Fiorentinën pas 120 minutave lojë dhe fiton trofeun e Conference League
ATHINË – Olympiacos fitoi 1-0 kundër Fiorentinës në finalen e Conference League, duke siguruar trofeun e parë evropian për një skuadër greke. Djemtë e Mendillibar u kujdesën mos pësonin dhe i shkaktuan humbje italianëve në minutën e 115-të. Për të dytin vit radhazi Fiore humbet në finalen e këtij kompeticioni duke mos ia dalë të sigurojë trofeun.
Ndeshja nisi në ekuilibër, me Violat që ishin një marsh më shumë, por pa mundur të shënonin edhe për shkak të një pozicioni jashtë loje. Ndeshja vijoi me raste, teksa në 90 minuta nuk u shënua gol.
Përballja finale më stadiumin “Shën Sofia” të Athinës shkoi në 30 minutat shtesë, duke u dashur El Kaabi në të 115 minutë për të shënuar. Sulmuesi i Olympiacos nxori një gol nga hiçi, për të shkruar historinë e klubit të tij.
Suksesi shkon edhe për trajnerin Mendillibar, që vjet fitoi Europa League me Sevillan dhe këtë sezon ngre trofeun e Conference League edhe pse jo më shumë se katër muaj në ekip.
Nga ana tjetër te Fiorentina e Italianos ka zhgënjim, pasi klubi nga Firenze dështon për herë të dytë radhazi ne finalen e Conference League.
Kjo ishte finalja e tretë e Conference League, turneut të ri të UEFA-s. Më herët ketë trofe e kanë siguruar Roma në finalen e Tiranës dhe Uest Ham në Pragë.
Formacionet zyrtare:
OLYMPIACOS (4-2-3-1): Tzolakis; Rodinei, Retsos, David Carma, Ortega; Hezze, Iborra; Podence, Chiquinho, Fortounis; El Kaabi Trajner: Mendilibar.
FIORENTINA (4-3-3): Terracciano; Dodo, Milenkovic, Martinez Quarta, Biraghi; Bonaventura, Arthur, Mandragora; Gonzalez, Belotti, Kouame Trajner: Italiano.