Connect with us

Bota

Historike/ Shteti islamik lejon pirjen e alkoolit dhe bashkëjetesën në çift para martese

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se pirja e alkoolit dhe bashkëjetesa jashtë martese tashmë do të lejohen dhe të ashtuquajturat ‘vrasje nderi’ të trajtohen si çështje kriminale, pjesë e ligjit të shtetit.

Zgjerimi i lirive personale reflekton profilin e ndryshuar të një vendi që gjithmonë ka pretenduar ta quajë veten si një destinacion perëndimor për turistët dhe bizneset, pavarësisht nga kodi i tij i rreptë islamik që ka shkaktuar edhe shumë çështje gjyqësore kundër të huajve.

Reformat synojnë të rrisin gjendjen ekonomike dhe shoqërore të vendit si dhe të konsolidojnë parimet e tolerancës në vend. Vendimi ka ardhur pas një marrëveshjeje historike të ndërmjetësuar nga SH.B.A. për të normalizuar marrëdhëniet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, çka pritet të sjellë një fluks turistësh izraelitë dhe investimesh. Gjithashtu edhe Dubai është duke pritur një eveniment të madh, i cili do të mbahet së fundmi.

GAZETA SHQIP 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *