Bota
Historike/ Takim 15 minuta, Trump dhe Zelensky bashkojnë duart për një marrëveshje paqeje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se takimi që zhvilloi në Vatikan me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, mund të rezultojë historik, nëse arrihet përfundimi i luftës, temë për të cilën ata diskutuan. Ai tha se temat e diskutimit përfshinin mbrojtjen e jetës së popullit, një armëpushim të plotë dhe pa kushte, si dhe një paqe të besueshme dhe të qëndrueshme që do të parandalojë përsëritjen e luftës.
“Takim i mirë. Ballë për ballë, arritëm të diskutojmë shumë gjëra. Shpresojmë për një rezultat nga gjithçka që u diskutua. Ishte një takim shumë simbolik që ka potencialin të bëhet historik nëse arrijmë rezultate të përbashkëta. Faleminderit, President Donald Trump”, shkuan Zelensky në ‘X’.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takuan për rreth 15 minuta në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Fotot e publikuara nga zyra e Zelensky-t tregojnë të dy liderët të ulur përballë njëri-tjetrit në mes të një salle mermeri.
“Ata patën një bisedë produktive,” deklaroi më herët një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

