Connect with us

Aktualitet

Hodhën molotov dhe dhunuan policët në protestën para bashkisë Tiranë, lirohen 4 protestuesit e Rithemelimit dhe PL-së

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia katër personat e arrestuar pas protestës së Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë para Bashkisë së Tiranës mesditën e 19 prillit.

Gjykata ka caktuar për katër personat, masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe ndalim te qëndrimit në vende ku protestohet deri në një vendim të dytë.

Konkretisht në masën detyrim paraqitje janë lënë Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, të dy 18 vjeç, Franc Kaloshi, 35 vjeç dhe Artan Muçmata, 53 vjeç.

Në kërkim janë shpallur 7 protestues, ata janë Avni Tobli, Rubin Dashi, Joni Hoxha, Besim Ziri, Besar Gjeçaj, Erjon Prenga dhe Alfred Pellumbi.

Organizatorët e kësaj proteste, sipas bluve, ishin Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Tedi Blushi, nën drejtimin e të cilëve është tentuar të çahet kordoni i policisë, moment kur ka ndodhur edhe konfrontimi fizik dhe janë hedhur sende të forta dhe molotov.

Pas përfundimit të protestës ekspertët e kriminalistikës mblodhën në vendin e ngjarjes të gjitha provat, mes të cilave u sekuestruan si prova materiale objekte dhe sende të hedhura nga protestuesit, të cilat u dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike.

Policia administroi pamjet filmike të protestës dhe vijon këqyrja e tyre për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Hedhja e dhjetëra molotovëve rrezikoi jetën e policëve që ishin aty për të garantuar rendin dhe sigurinë e protestës.
Advertisement