Connect with us

Sport

Holandë-Angli/ Stuhi në Dortmund, “Signal Iduna Park” vazhdon të pikojë (Video)

Ka mbetur më pak se gjysëm ore nga fillimi i takimit Holandë-Angli, dhe shiu në Dortmund “po bën nxehmjen”.

Nga videot duket se tifozët nuk do të kenë një natë aq shumë argëtuese të ulur në shkallët e stadiumit “Signal Iduna Park”, sepse siç ka ndodhur më përpara në ndeshjen Gjermani-Danimarkë, nga çatia e stadiumit vazhdon që të rrjedhë një “ujvarë” shiu që bie mu në stolat e tifozëve.

 

Nuk dihet ende nëse shiu do të pushojë ose do të vazhdojë më tepër, por që moti në Dortmund nuk duket se do të jetë në favor të takimit.

Advertisement