Connect with us

Bota

Homazhet/ VIP-at në rresht për mbretëreshën Elisabeth

E ka emrin dhimbje ajo për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, e cila duket se e afron popullin britanik edhe më shumë me familjen mbretërore, të bashkuar në homazin e fundit për sovranen.

Mbreti Charles, Princesha Royal, Duka i York-ut dhe Konti i Wessex i janë afruar edhe një herë trupit të Nënës Mbretëreshë, e ekspozuar në ‘Westminster’ në Londër, e bashkë me ta edhe qindra mijëra njerëz.

Në heshtje absolute, një varg i pafund burrash dhe grash nga të gjitha sferat e jetës përshëndeten me Mbretëreshën. Disa përkulin kokën, të tjerët thjesht ndalojnë dhe shikojnë arkivolin për disa sekonda.

Ka aq shumë njerëz që duan të jenë të pranishëm sa që autoriteteve u është dashur të pezullojnë përkohësisht aksesin e radhës kilometrike, pritje për një përshëndetje që zgjat nga 14 në 24 orë. Më shumë se 14 orë në radhë ka kaluar edhe ish-futbollisti David Beckham.

Advertisement