Bota
Horror në Francë/ Dy foshnja gjenden të ngrira në frigorifer
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Francë, ku të enjten në qytetin Bedoin në rajonin Vaucluse të Francës, në një frigorifer janë gjetur trupat e ngrirë të dy foshnjave, brenda shtëpisë së një gruaje, 41-vjeç, e cila u arrestua nga policia.
41-vjeçarja është një nënë, e cila jeton në këtë qytet rrëzë Mont Ventoux, raportojnë mediat e huaja.
Prokurori deklaroi se për momentin është e pamundur të përcaktohet mosha apo gjinia e foshnjave të gjetura të ngrira, si dhe ndonjë lidhje e mundshme mes tyre apo gruas që mbahet nga policia.
“Është e vështirë në këtë fazë të jepen detaje. Autopsia do të na tregojë më shumë”, këmbënguli prokurori, duke shtuar se u morën mostra për të mësuar më shumë rreth dy fëmijëve.
Raporti mes personit që ka lajmëruar policinë dhe gruas në paraburgim nuk është përcaktuar nga prokuroria.