Kosova
Hoti: Dorëheqja e qeverisë Kurti është shpëtim për stabilitetin politik

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti deklaron se dorëheqja e Albin Kurtit është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit.
Në një reagim publik në Facebook, Hoti thotë se Qeveria Kurti ka performacë të dobët në ekonomi dhe se ekonomisë së vendit tonë i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale.
Prandaj ai beson se dorëheqja e Albin Kurtit është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit.

