Connect with us

Kosova

Hoti me këngën e qyqes/ Ish kryeministri flet për asociacionin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar sërish kryeministrin Albin Kurti për marrëveshjen e arritur me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër. Sipas tij, gjithë kjo marrëveshje po reduktohet në themelimin urgjent të Asociacionit dhe “asgjë tjetër”.

“Ai që e kishte kundërshtuar me dhunë këtë Asociacion, e që kishte marrë mbështetje qytetare për këtë kundërshtim, tani do ta zbatojë në praktikë. Pesë vendet mos-njohëse të BE-së nuk kanë ndryshuar qëndrim edhe pas arritjes së Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Sipas tij, ne dialog ska njohje reciproke nuk askund nuk pritet të ketë.

“Një Zot e di kur do mund ta thyejmë këtë status quo dhe ta përmbyllim marrëveshjen me njohje reciproke. Deri atëherë do të mbizotëroj paqartësia dhe do të vazhdojnë të ikin kuadrot dhe rinia”, ka përfunduar deputeti i LDK-së.

Advertisement