Kronike
Shtyhet miratimi i fondeve për partitë, Celibashi: Afat deri më 31 mars

Këtë të mërkurë është zhvilluar mbledhja e radhës në Komisionin Qëndror të zgjedhjeve, nga ku kreu i Kreu i këtij institucioni, Ilirjan Celibashi, vendosi që të shtyjë miratimin e fondeve vjetore për partitë politike. Ai tha se kjo shtyrje po bëhet pasi në 31 mars është afati i fundit për dorëzimin e raporteve financiare vjetore. Sipas Celibashit do të shikohet kush parti sjell raportet, pasi sipas ligjit nëse nuk dorëzohen raportet financiare, partitë nuk përfitojnë fonde për vitin pasardhës.

