Sport
Humb betejën me COVID-19 mësuesi Xhevit Dermushi/ Kushi: Shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm për vite të tëra
/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, shprehu sot ngushëllimet për familjen e mësuesit Xhevit Dermushi, i cili ndërroi jetë si pasojë e COVID-19.
“Fatkeqësisht, koronavirusi goditi sërish një tjetër arsimtar të nderuar nga qyteti i Gramshit, mësuesin Xhevit Dermyshi, i cili për vite të tëra ka shërbyer me shumë përkushtim dhe profesionalizëm”, – thekson Kushi.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, të afërmit, nxënësit dhe kolegët e mësues Xhevitit”, shprehet Kushi në mesazhin e saj të ngushëllimit.
Njëkohësisht, ministrja Kushi i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojmë rigorozitet në zbatimin e çdo mase që e parandalon këtë virus të pabesë./k.s//a.a/

