Kronike
Humb jetën në ambientet e bashkisë

Një 60-vjeçare nga fshati Fiershegan në Lushnjë ka ndërruar jetë në ambientet e bashkisë Lushnjë. Shpresa Cani ka shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike.
Pasi është paraqitur në zyrën e informacionit, ajo është i është drejtuar ndihmës sociale. Sipas burimeve viktima ka debatuar ashpër me punonjësit e kësaj zyrë rreth faktit të heqjes së emrit nga lista e përkrahjes sociale si dhe është nxjerrë me forcë nga kjo zyrë.
Më pas 60-vjeçarja ka kërkuar takim me kryetaren e bashkisë dhe është ngjitur në katin e dytë për të takuar kryetaren. Sapo ka kryer takimin ajo është ndjerë keq dhe është lajmëruar ambulanca e spitalit në Lushnjë.
Pas mbërritjes së ambulancës, Shpresa Cani kishte ndërruar jetë në vend në ambientet e bashkisë dhe sipas burimeve thuhet se ka pësuar infarkt, por ekspertiza mjeko-ligjore do të përcaktojë edhe shkakun e vërtetë të vdekjes së 60-vjeçares.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa policia ka reaguar një ditë me vonesë në lidhje me vdekjen 60-vjeçares, e sipas tyre ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Ndërkohë pas kësaj ngjarjeje policia e Lushnjë ka referuar materialet në prokurorinë e rrethit për të hetuar shkaqet vdekjes së 60-vjeçares.

