Politike
Humbën thellë në çdo cep të Shqipërisë, Bujar Leskaj: Fajin e ka diaspora

Bujar Leskaj, drejtuesi politik i Qarkut Vlorë për Partinë Demokratike, ka mbërritur në selinë blu ku me urdhër të Sali Berishës do të zhvillohet një mbledhje urgjente pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
I pyetur mbi humbjen e thellë ndaj PS, Leskaj u shpreh se këto zgjedhje i humbën për faj të diasporës.
“Mandatin e katërt e humbëm për faj të diasporës’’ – tha Leskaj.
Më herët ka mbërritur dhe Bardhi me Nokën të cilët u shprehën se votat e shqiptarëve janë vjedhur dhe manipuluar.

