Connect with us

Politike

Humbësi dhe fituesi shtrëngojnë duart, pamje e rrallë në politikë

Kundërshtarët kanë shtrënguar duart në Fier pas përfundimit të numërimit të votave. Pas fitores, kandidati socialist, Armando Subashi është takuar me rivalin e tij të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Evdar Kodheli.

Subashi arriti që të merrte 34642 vota, Kodheli 9847 vota, ndërkohë kandidatja e Enkelejd Alibeajt, Eriselda Çelaj siguroi 5449 vota.  dëgjohet teksa Subashi pyet dhe për faktin se ku është kandidatja Çelaj. Madje Kodheli uroi më të mirat për qytetin e tij duke i bërë me dije Subashit se do e mbajë përgjegjës për çdo gjë që do të ndodhë, ndërsa socialisti kërkonte me sy kandidatën e Enkelejd Alibeajt.

PJESË NGA BISEDA:


Kandidati i BF: Më të mirat në dobi të komunitetit. Unë i kam shënuar, po të ndodhi gjë do të të fajsoj ty

Armando Subashi: Eriselda nuk është mo?!

Mesa duket fitorja dhe humbja, kanë qenë të pritshme.

Advertisement