Connect with us

Aktualitet

Humbi jetën në krye të detyrës, del fotoja e efektivit të FNSH

Është publikuar fotoja e efektivit që ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti. Nikol Lekndreaj 51-vjeç po kthehej në shtëpinë e tij, kur ka humbur kontrollin e motomjetit për shkak të motit të keq dhe ka përfunduar në kanalin buzë rrugës.

Referuar policisë, rrjedha e ujit e ka marrë me vete dhe si pasojë ka humbur jetën. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:50. Pas disa orësh kërkime trupi i tij është gjetur përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir.

FOTO/ Përfundoi në kanal për shkak të motit të keq, ky

Nikol Lekndreaj

Moti i keq dhe përmbytjet pushtuan ditën e djeshme Shkodrën, ku autoritetet vendore u kërkuan qytetarëve të evitonin daljen nga banesat.

Advertisement