Politike
Humbi Shkodrën, Spahia: Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit nuk jeton gjatë
Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia ka reaguar pas humbjes së thellë që pësoi në Shkodër, duke i kaluar drejtimin e pushtetit vendor për herë të parë në duart e Partisë Socialiste. Në një postim në rrjetet sociale, Spahia thotë se pushtetet që dalin nga bota e krimit nuk jetojnë gjatë, referuar indirekt fitores së Benet Becit.
Reagimi i plotë:
Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë.
Rezultati i Shkodrës është një humbje e thellë për demokratët. Benet Beci fitoi me 33953 vota, 60.24 % ndërsa Bardh Spahia mori 22414 vota ose 39.76 %.