Connect with us

Politike

Humbja e PD në Elbasan/ Alizoti: I ndjehem borxhli demokratëve që nuk iu dorëzuan bandave

Tomor Alizoti, drejtuesi politik i PD-së në Elbasan, ka reaguar pas zgjedhjeve të 11 majit, duke falënderuar qytetarët që votuan opozitën.

Në një postim në Facebook, Alizoti ngre akuza të forta për për procesin zgjedhor.

Deputeti demokrat shkruan se i ndjehet borxhli demokratëve që nuk iu dorëzuan presionit të bandave.

Dua të falenderoj nga zemra dhe t’u përulem të gjithë atyre që besuan dhe tejkaluan presionin, duke zgjedhur Partinë Demokratike. Personalisht i ndihem borxhli të gjithë qytetarëve të Elbasanit. Si atyre demokratëve që nuk morën nga zgjedhjet atë që prisnin, por edhe atyre jo demokratëve që u trajtuan si kavje nga bandat dhe zyrtarët e Elbasanit. Edhe pse përgjegjësia e PD-së për intimidimin, dhunën, blerjen nuk është direkte, sërish unë ndjehem i prekur që qyteti i arsimit po shndërrohet në qytetin e baronëve të drogës.

Heronj të vërtetë janë ata mijëra demokratë që nuk u trembën nga pushteti në simbiozë me krimin. Faleminderit vajzave dhe djemve, komisionerëve e numëruesve të PD-së. Ju qëndruat ndaj, trafikantëve, administratës më të korruptuar. Ne nuk e harrojmë kurrë, opozita është qëndrim ndaj së keqes. Ju jam mirënjohës”, shkruan Alizoti në rrjetet sociale.

Advertisement