Politike
Humbja në Shkodër/ Berisha denoncon me emra blerësit e votave: Tom Doshi dhe…
Berisha:Pëllumb Gjoka ka mbajtur nën pushtim qendrat e votimit në Velipojë. Kishin qendra që i kishin marrë peng dhe nuk lejonin të afrohej kush. Autokolona e Bajrëve me 3 BMW të blinduara, shëtiste rrugët e Shkodrës për të mbledhur vota për Benet Becin.
Tom Doshi me milionat e veta. Shkodra nuk do pranojë kurrë kthetrat e krimit.
U them këtyre kriminelëve se do merrni përgjigjen e merituar. Shkodra është e pamposhtur. Shkodra do çajë këtë rrethim, siç ka çarë edhe rrethimet e tjera. Shkodranët duhet të votonin të qetë, të lirë, siç u takon. Por jo nën terrorin e bandave. Edi Rama nxori bandat, liroi nga burgu me marrëveshje për të mposhtur votën e qytetarëve të Shkodrës. Janë të filmuara.