Politike
Humbjet përballë Ramës, Basha: Prapë s’kam frikë! Ish-shokët si Gazi e Jorida i kam zeruar nga sistemi

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Now” ku komentoi fushatën elektorale, batutat dhe përplasjet virtuale me Edi Ramën ndërsa nuk munguan akuzat për kreun e qeverisë.
I pyetur nëse ironitë me këngë e batuta përmes videove ku sulmon Ramën janë e vetmja mënyrë për të hyrë në lojë, Basha tha se nuk ka frikë të përballet.
Edhe pse ka shënuar pafund humbje radhazi në zgjedhje përballë Edi Ramës, Lulzim Basha tha se asnjëherë nuk frikësohet.
Teksa u pyet se ku i ka shokët e tij, Basha tha se i ka në krah në fushatë.
“Ku i kam unë shokët? I kam në krah në fushatë. Shokët politik i kam në fushatë. Ish-shokët kanë lënë veten e tyre dhe kanë mbetur fillikat. Listat e mia janë me intelektualë, artistë, sportistë, njerëz të vlerave. Këta janë shokët e mi.”-tha Basha.
I pyetur se përse nuk i ka më ish-shokët, Basha tha se ata lanë veten e tyre.
“Ata që tradhtojnë veten e tyre, e kanë problemin me veten e tyre.”-tha Basha.
Erla Mëhilli: Edhe Gazment Bardhin? Jorida Tabakun?
“Unë i zeroj, i heq nga sistemi. Kanë zeruar veten”-tha Basha.

