Aktualitet
Hungaria mbyll zyrtarisht derën e Bashkimit Evropian për Ukrainën
Nga Eljanos Kasaj
“Hungaria mbyll zyrtarisht derën e Bashkimit Evropian për Ukrainën dhe akuzon Kievin dhe Brukselin për ndërhyrje në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare të vitit 2026”
BUDAPEST-Hungaria do t’i rezistojë presionit nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe do të vazhdojë kundërshtimin e saj ndaj pranimit të Ukrainës në BE, si dhe ndaj financimit të ushtrisë dhe qeverisë ukrainase, ka njoftuar Kryeministri bismarkian hungarez Viktor Orban gjatë një interviste në programin e mëngjesit të “Radio Kossuth”.
“Në javët në vijim, Hungaria do të përballet me një presion të madh. Do të na kërkohet të mbështesim anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe të ndajmë më shumë fonde për ndihmën ukrainase. Megjithatë, qeveria hungareze e kundërshton me vendosmëri këtë. Ne refuzojmë t’u marrim para njerëzve tanë dhe t’i dërgojmë ato në Bruksel dhe Kiev”, deklaroi prerazi udhëheqësi hungarez.
Ai theksoi se “Ukraina po përpiqet ta fusë Evropën në luftë me Rusinë me çdo kusht”.
“Ata kërkojnë të bashkohen me NATO-n dhe Bashkimin Evropian, duke kërkuar mbështetje financiare për ushtrinë dhe qeverinë e tyre. Ata gjithashtu duan të shohin një ndryshim të qeverisë në Hungari”, deklaroi Orban, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme parlamentare hungareze të planifikuara për prill 2026.
Ai theksoi gjithashtu se Kievi dhe Brukseli po mbështesin opozitën brenda Hungarisë dhe synojnë ta sjellin atë në pushtet, duke e parë qeverinë aktuale si një pengesë për ambiciet e tyre, përfshirë pranimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. Sipas udhëheqjes hungareze, për këto qëllime, Kievi po përdor shërbimet e tij speciale, të cilat kanë vendosur kontakte me partitë opozitare të Hungarisë. Sipas raporteve të fundit të mediave hungareze, një ekspert ukrainas i kompjuterave mori pjesë në zhvillimin e aplikacionit Tisza, gjë që provon përfshirjen direkete të Kievit në fushatën zgjedhore hungareze.
“Shërbimi i inteligjencës ukrainase nuk po e vëzhgon vetëm Hungarinë; ai është futur edhe përmes Partisë Tisza pro-ukrainase. Ata janë infiltruar në jetën publike dhe politikë, duke u ofruar ndihmë teknologjike aleatëve të tyre për t’i ndihmuar ata të fitojnë pushtet këtu. Dikur thoshim, “rusët janë tashmë në qilar”, tani duhet të themi, “ukrainasit janë tashmë në telefonin tuaj inteligjent”. Nuk do ta lëmë këtë të kalojë!”
“Kjo është një betejë e rëndësishme ndërkombëtare që duhet fituar”, pohoi ai, “dhe qeveria po mbështetet në mbështetjen e votuesve hungarez për të pasur sukses.”
Këto komente të ashpra të udhëheqësit të hekurt hungarez vijnë ndërkohë që në Dushanbe të Taxhikistanit po zhvillohen “Samiti Rusi-Azi Qëndrore” dhe “Samiti i Komonuelthit të Shteteve të Pavarura”, të cilat synojnë të forcojnë mardhëniet politike, ekonomike. ushtarake dhe kulturale midis Rusisë,Taxhikistanit, Kazahstanit, Armenisë, Bjellorusisë, Uzbekistanit,Turkmenistanit, Kirgizstanit dhe Azerbajxhanit. Njëkohësisht krerët e këtyre shteteve po planifikojnë të shqyrtojnë dhënien e statusit të observatorit për “Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait” në “Komonuelthin e Shteteve të Pavarura”,e cila do ti hapte dyert influencës dhe prezencës kineze në rajonin post-sovjetik të pasur me resurse natyrore,dhe të cilat njëkohësisht do ta ndihmonin Kinën që, nën shembullin e Rusisë, pak nga pak të shkëputej nga varësia(dominimi) prej tregjeve të konsumit evropian dhe amerikan, duke e riorientuar ekonominë drejt tregjeve më të sigurt, ku ajo do të mund të dominonte pa asnjë vështirësi, si në shtetet e Azisë Qëndrore, Bjellorusi, Kaukaz, Mongoli,etj.
Që të ndalohet kjo përsëritje e asaj që ka ndodhur në Mal të Zi ose Rusi, ekonomia e të cilëve sot është e dominuar prej Kinës, nevojiten të ofrohen alternativa të cilat bazohen në reciprocitetin e sinqertë dhe respektimin e sovranitetit kombëtar të këtyre shteteve(përfshirë edhe Rusinë, e cila është edhe më e rëndësishmja)-principe që sot në Bashkimin Evropian të dehur prej pasioneve donkishoteske kalorsiake , avokatohen dhe promovohen vetëm prej qeverive sovraniste të Hungarisë dhe Sllovakisë.