Connect with us

Bota

Hungaria nuk i jep “dritën jeshile” të anëtarësimit Ukrainës, ja përse

Ukrainës iu dha zyrtarisht statusi i kandidatit për në BE vitin e kaluar, një vendim jashtëzakonisht i pazakontë dhe i shpejtë nga ana e BE-së duke konsideruar qasjen e saj e ngadaltë ndaj zgjerimit.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán u shpreh të premten mbi perspektivën e fillimit të negociatave nga Bashkimi Evropian për anëtarësimin e Ukrainës, duke thënë se ishte joreale të niste procesi i pranimit me një vend që është në luftë.

Orbán vuri në dukje se unanimiteti midis 27 vendeve anëtare të BE-së kërkohet për të pranuar një vend të ri në bllok. Në rastin e Hungarisë, tha ai, parlamenti duhet t’i japë dritën jeshile Ukrainës, e cila ka ambicie për t’u bashkuar me BE brenda dy viteve.

“Kur jam në dhomë, nuk ndjej dëshirën e pakapërcyeshme që parlamenti hungarez të votojë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian brenda dy viteve. Kështu që do të isha i kujdesshëm me këto plane ambicioze”, tha Orbán.

 

 

Hungaria, së cilës i janë ngrirë disa fonde të BE-së për shkak të shkeljeve të supozuara të sundimit të ligjit dhe korrupsionit, është përplasur me Kievin për të drejtat e një pakice etnike hungareze në Ukrainën perëndimore.

Advertisement