Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk i kurseu batutat në fillim të deklaratës së tij të përbashkët me homologun hungarez, Viktor Orban, në kuadër të takimit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Budapest.

Rama nisi fjalimin e tij me një batutë të lehtë, duke komentuar mbi gjuhën hungareze dhe vështirësinë e saj.

“Hungarishtja është gjuha e parajsës, të duhet një përjetësi për ta mësuar,” tha Rama, duke shkaktuar të qeshura në sallë. Por ai vazhdoi më tej, duke shtuar se “përveç se është gjuha e parajsës, është edhe purgator sepse të duhet një përjetësi për të kuptuar nëse meriton ferrin apo parajsën kur e flet.”

Rama e mbylli komentin duke thënë: “Kështu që preferoj anglishten time sesa të mbështetem te përkthyesi, sepse nuk dua që ai të fajësohet prej meje.”