Connect with us

Lifestyle

Hurmat që janë simbol i muajit të Ramazanit janë ushqim i mrekullueshëm

Ne kemi diçka për t’iu treguar nëse ju jeni në kërkim të ushqimit që ka më së shumti përfitime shëndetësore.

Ne ju rekomandojmë që të provoni hurmet që konsiderohen edhe simbol i muajit të Ramazanit në të cilin aktualisht jemi.

Ato përmbajnë shumë përbërës të shëndetshëm të cilët ndikojnë në eliminimin ose zbutjen e disa problemeve shëndetësore si sulmet e zemrës dhe trurit, nivelin e lartë të kolesterolit në gjak dhe problemet me hipertensionin ose shtypjen e lartë të gjakut.

Në të njëjtën kohë konsumimi i hurmeve ndikon në forcimin e metabolizmit të trupit sepse kanë sasi të mëdha të ushqyesve, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë janë disa nga arsyet kryesore pse ju duhet të përfshini hurmet në menynë tuaj ushqimore, edhe kur nuk jemi në muajin e Ramazanit dhe pse ato janë kaq të shëndetshme.

Janë të pasura me hekur

Hurmet përmbajnë sasi të mëdha të hekurit i cili është veçanërisht i dobishëm për njerëzit që vuajnë nga anemia, për fëmijët dhe për gratë shtatzëna.

Është e mjaftueshme që të konsumohen 100 gramë hurme në ditë që përmbajnë 0.9 mg hekur dhe që është rreth 11% e sasisë ditore të rekomanduar të hekurit.

Hekuri ka efekt të dobishëm në qelizat e kuqe të gjakut dhe hemoglobinës kryesisht duke ndihmuar rrjedhën e oksigjenit nëpërmjet gjakut.

Lehtësojnë diarrenë (barkqitjen)

Hurmet gjithashtu përmbajnë sasi të mëdha të kaliumit që është një mineral esencial që lehtëson dhe eliminon diarrenë.

Ndihmojnë me kapsllëkun

Hurmet përpos që ndihmojnë me diarrenë, ndihmojnë edhe për problemet me kapsllëkun.

Për këtë të fundit ju duhet të vendosni një sasi të hurmeve në ujëdhe t’i lëni të qëndrojnë gjatë gjithë natës dhe më pas këtë ujë ta konsumoni në mëngjes;

Kjo do të ndihmojë në një tretje shumë më të mirë me efekte pastruese për organizmin.

Ndihmojnë në kontrollimin e peshës trupore

Nëse dëshironi që të eliminoni peshën e tepërt ju duhet të konsumoni hurmet në mëngjes në stomak të zbrazët.

Kështu ju do ta kontrolloni peshën tuaj trupore. Pavarësisht që hurmet nuk përmbajnë kolesterol duhet të keni parasysh që ato përmbajnë shumë sheqer prandaj mos e teproni me konsumimin e tyre.

Rregullojnë nivelin e kolesterolit në gjak dhe forcojnë zemrën

Hurmet janë shumë të mira për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak sepse ato pastrojnë enët e gjakut dhe parandalojnë mpiksjen e gjakut.

Për të pasur një zemër sa më të fortë vendosni hurmet në ujë gjatë natës. Në mëngjes kulloni ato dhe largoni farat. Më pas ose mund t’i hani farat ashtu ose mund t’i vendosni në mikser (blender).

Rregullojnë shtypjen e gjakut dhe parandalojnë sulmet në zemër

Personat që vuajnë nga hipertensioni duhet të konsumojnë shumë hurme sepse ato përmbajnë kalium dhe nuk kanë natrium.

5-6 hurme përmbajnë 80 mg magnez që është mineral shumë i rëndësishëm për qarkullimin e gjakut.

Siç u tha edhe më lartë, hurmet përmbajnë sasi të mëdha të kaliumit që është një mineral i rëndësishëm që përmirëson ndjeshëm sistemin nervor dhe gjithashtu parandalon sulmet e zemrës dhe trurit.

Prandaj, në qoftë se ju merrni 400 mg kalium në ditë, ju nuk keni arsye për t’u shqetësuar rreth shëndetit tuaj.

Advertisement