Connect with us

Kronike

I akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal, reagon i riu nga arratia

Gentjan Lalaj 26 vjeç dhe 16 persona të tjerë janë akuzuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që kanë kultivuar bimë narkotike kanabis në zonën e Pukës.

Gentjan Lalaj është i shpallur në kërkim për këtë ngjarje. Nga arratia, ai ka folur për emisionin Uniko nga Spartak Koka, ku në një intervistë përmes Skype, mohon këto akuza.

Gentjani thotë se në Gjegjan ai ka fermën e tij së bashku me familjen dhe punojnë tokën duke kultivuar perime.

Gentjan Lalaj: Largësia prej shtëpisë time dhe shtëpisë së familjarëve të mi është rreth 1 orë e 30 minuta të ecësh në këmbë. Edhe atje unë kam kopsht perimesh ku atë kopsht perimesh unë e kam shfrytëzuar për bujtinën në Munellë. Atje kemi bërë një kioskë të vogël ku vijnë njerëz turista me qindra turista, ku vijnë grupe, vijnë miq familjarë.

Spartak Koka: Çfarë lidhje ka se ti i thua “a kanë vazhduar majat me u kryqëzu? A kanë nxjerrë qime”? Dhe sipas prokurorisë, asociohet kjo gjë me kanabis sativa.

Gentjan Lalaj: Ajo nuk ka të bëjë me kanabis për arsye se patatja do të prashitet, të gjitha perimet kam pasur rreth 1 dylym tokë, perime të freskëta ku të gjitha perimet janë prashitur nga dora ime, nga dora e Samuelit, nga dora e Salvatorit, nga dora e motrave të mia, nga dora e familjarëve të mi. Edhe mua ato m’i kanë futur sikur jemi duke u marrë me kanabis. Nuk ka lloj lidhje në botë./klantv/

Advertisement