Bota
I akuzuar për korrupsion, arrestohet bashkëshorti i ish-lideres së Skocisë
Policia në Skoci ka arrestuar dje bashkëshortin e ish-kryeministres së vendit Nicola Sturgeon, si pjesë e një hetimi për parregullsi financiare, duke tronditur Partinë Nacionaliste në pushtet.
58 vjeçari Peter Murrell, ish-sekretr ekzekutiv i Partisë Kombëtare Skoceze, e cila drejtohej nga Sturgeon më pas “u lirua pa akuza, në pritje të hetimeve”, njoftonte policia.
Hetimet mbi financat e partisë sollën dhe një bastisje në selinë kryesore të saj në Edinburgh, si dhe shtëpinë e çiftit në Glasgow, madje duke ngritur një tendë të “skenës së krimit” në kopshtin para saj.
Ofierët në shtëpinë e politikanëve shiheshin të gërmonin me lopata në kopshtin e tyre të pasëm, por nuk sqaruan për çfarë ishte fjala.
Murrell është përballur dhe më herët me pyetje në lidhje me devijimin e një shume pre $750,000 nga donacionet e partisë, me të cilat do të mbështetej fushata për pavarësinë nga Londra.
Ndërsa Sturgeon dha dorëheqjen një javë më parë sipas saj, prej “presionit agresiv të politikës moderne” si dhe një fushate njollosjeje personale që kishte nisur në media.
Një zëdhënës i Sturgeon tha se nuk ishte e përshtatshme “të komentohej për një hetim policor në vijim”.
Zëdhënësi tha: “Nicola Sturgeon nuk kishte asnjë dijeni paraprake për veprimet apo qëllimet e policisë”.